Vajza e madhe e Estela Ujkës, që na u rrit para syve

Vajza e madhe e Estela Ujkës është bërë një zonjushë e vërtetë m’u para syve tanë. Në foton e fundit që Estela ka postuar, Lorest ka gjatësinë e të ëmës dhe ka marrë pamjen e një vajze të rritur.

Kush e mban mend kohën e blogut të Estelës, kur Instagrami nuk ishte ende në modë, me siguri kujton edhe Lorestin e voooogël fare, veshur si kukull nga mami bloggere. Estela ka bërë një udhëtim të gjatë me faqen e saj dhe mes postimeve për modë e bukuri ka ruajtur përherë hapësirën për familjen, fotot e pushimeve, të udhëtimeve e jetës brenda në shtëpi. Dhe ja ku vjen një moment që bëhen dy bloggere brenda në shtëpi. Ashtu si ne edhe komentuesit kanë mbetur të mahnitur. “Ëoë sa është rritur”, komenton një ndjekës i Estelës. “Është rritur, marshallah t’u bë shoqe”, i shkruan një tjetër.

“Unë nuk ndihem e vjetër përpara saj dhe motrave të saj. Ndihem e lulëzuar, e gjallë, e bekuar dhe kaq shumë krenare. Jam shumë e lumtur”, shprehet Estela teksa nënë e bijë pozojnë krah njëra-tjetrës si dy motra.

DikuLorest tani ajo profilin e vetë në ‘Instagram’ e ‘Tiktok’ ku është goxha e ndjekur. Ku i dihet, në të ardhmen ndoshta e shohim edhe atë si bloggere./revistawho.com