Vajza e Ledrit dhe Sarës pritet si princeshë në Prishtinë, takon për herë të parë gjyshërit
Poema Vula ka mbërritur për herë të parë në Prishtinë dhe festa e pritjes është thjesht magjike.
Xheraldina ka publikuar disa video nga zbukurimet që kanë pushtuar shtëpinë e familjes Vula, plot tullumbaca, ngjyra dhe emri i mbesës që lexohet në çdo cep.
Më tej gjyshja më trendy e showbiz-it ka publikuar një foto me Poemën ku shkruan: “Ajo erdhi dhe e bëri zemrën time të shkrijë dhe të rrahë ndryshe”.
Ledri dhe Sara vendosën që vajza e tyre të lindë në Gjermani dhe vetëm tani ajo u takua për herë të parë me gjyshërit dhe të afërmit në Prishtinë./revistawho.com