Vajza e Kledi Kadiut zonjush e vërtetë, babë e bijë urojnë Krishtlindjet
“Lea dhe unë ju urojmë gëzuar Krishtlindjet!” ishte urimi që balerini i famshëm që vazhdon karrierën e tij në Itali, Kledi Kadiu u ka bërë fansave dhe miqve të tij në 24 Dhjetor. Fotoja ku shfaqet duke ecur me vajzën e tij Lea, ka marrë shumë pëlqime. Lea vetëm dy vjeçare duket një zonjush e vërtetë bionde ndërsa ndjek të atin hap pas hapi. Për balerinin famoz, Viti i Ri 2016 erdhi me këmbë të mbarë, pasi u bë për herë të parë baba i vajzës Lea vetëm 14 muaj nga njohja me të dashurën, Charlotte Lazzari.