Vajza e Johnny Depp duket fiks si ish-e dashura e tij, Kate Moss, në foton e fundit!
Lily-Rose Depp ka rikrijuar pamjen e një prej supermodeleve më ikonike në botë, që rastësisht është edhe ish- e dashura e babait të saj.
Vajza 23-vjeçare e Johnny Depp mbuloi numrin e pranverës të revistës i-D, topless me një palë xhinse Chanel dhe si pjesë e fotografive, ajo pozoi me një fustan të tejdukshëm të stilit të viteve ’90, shumë i ngjashëm me atë që Kate Moss kishte veshur në 1993.
Ndërsa fustani i Kate u dizenjua nga Liza Bruce, ai i Lily-Rose është krijim i Martin Keehn.
Johnny dhe Kate ishin bashkë nga viti 1994 deri në 1998. Vitin e kaluar, supermodelja dëshmoi në gjyqin e ish-it të saj për shpifje kundër ish-gruas së aktorit, Amber Heard.
Aktori i “Pirates of the Caribbean” ka vajzën Lily-Rose dhe një djalë, Jack, 20 vjeç, me ish-të dashurën Vanessa Paradis, me të cilën ai ishte për 14 vjet përpara se të ndaheshin në vitin 2012.
Burimi: Page Six
Anabelmagazine