Vajza e Hygerta Sakos feston ditëlindjen, moderatorja poston foton e saj si rrallëherë

Ditën e sotme vajza e vetme e gazetares së sportit, Hygerta Sako, feston ditëlindjen. Anais bën 12 vjeçe dhe në këtë ditë nuk mund të mungonte një urim special nga ana e mami Hygertës. “Engëlli im, dashuria ime, mbush 12 vjeç sot. Jam e bekuar!”, ka shkruar Hygerta bashkëngjitur një fotografie të vajzës, shkruan Ëho. Hygerta ka treguar shpesh se ka një lidhje shumë të ngushtë me vajzën e saj. Pavarësisht se është shumë e angazhuar me punë, moderatorja ka treguar se është një nënë shumë e përkushtuar dhe mundohet të kalojë sa më shumë kohë me të.