Vajza e Granit Xhakës feston 1-vjetorin e lindjes, futbollisti nuk i fsheh dot emocionet
Një vit më parë, Granit Xhaka dhe partnerja e tij Leonita u bënë prindër për herë të parë. Leonita solli në jetë një vajzë të cilën e quajti Ayana.
Sot vogëlushja feston 1-vjetorin dhe futbollisti i njohur nuk i ka fshehur dot emocionet. “Gëzuar ditëlindjen princesha ime e bukur. Nuk mund ta besoj që u bëre 1 vjeç. Faleminderit që gjithmonë më bën të buzëqesh. Jam babai më i lumtur në botë prej teje”, shkruan Graniti krahas fotos së veçantë të vogëlushes.
Edhe Leonita nuk ka rezistuar dot pa bërë një urim publik mjaft emocionues. Duket se dyshja po jeton periudhën më të lumtur dhe kjo falë vogëlushes Ayana.