Vajza e Daniel Craig dhe Dwayne Johnson ndajnë momentin e ëmbël
Aktori 50- vjeçar i jep një puthje në faqe në premierën e “Black Adam”
Vajza e Daniel Craig, Ella Loudon mori një përshëndetje të ngrohtë në tapetin e kuq nga Dwayne Johnson teksa mori pjesë në premierën në Mbretërinë e Bashkuar të Black Adam. Aktorja, 30 vjeçare, u shfaq sharmante me një fustan të zi i cili ishte i care në pjesën e belit teksa mori një puthje në faqe nga aktori 50 vjeçar.
Aktori i Black Adam tërhoqi vëmendjen me një smoking saten ngjyrë vjollce. Filmi i ri shfaq Dwayne duke portretizuar një egjiptian 5000-vjeçar, i cili u burgos për mijëvjeçarë për akte korruptive pasi mori superfuqi nga perënditë.
Por kur ai lirohet nga burgimi, ai fillon të kap kriminelët dhe më pas t’i ekzekutojë ata. Ish-agjenti 007 Ella-n, vajzën e tij të madhe e ka me ish-gruan Fiona Loudon, me të cilën ai ishte i martuar deri në vitin 1994. Ajo kohët e fundit ka krijuar një karrierë si aktore dhe dyshohet se është ndarë nga i dashuri i saj model i Calvin Klein, Ben Hill në shkurt të vitit 2021.
Dwayne është i martuar me 37-vjeçaren Lauren Hashian që nga viti 2019. Së bashku ata kanë 2 vajza Tiana dhe Jasmine.
Klan News