
Vajza e bashkëshortit kishte ditëlindjen, Zaimina Vasjari i organizon festë princeshash
Zaimina Vasjari gjithmonë ka treguar se ka një marrëdhënie të mirë me dy vajzat e bashkëshortit të saj, Klodian Asllanit.
Këngëtarja e njohur i organizoi Kristel një super festë në 15 vjetorin e lindjes së saj. Zaimina Vasjari organizoi festën në oborrin e shtëpisë së saj dhe ndau me ndjekësit në rrjetet sociale momente nga ditëlindja.
Kristel dhe Jennifer janë dy vajzat e Klodian Asllanit nga një martesë e mëparshme.
Ndërkohë çifti kanë edhe një vajzë, Khloe e cila ka një marrëdhënie shumë të mirë me motrat e saj.
/Panoramaplus.al