Vajza e Alban Skënderaj dhe Miriam Canit i hyn muzikës që tani
Mami dhe babi janë dy këngëtarë shumë të njohur dhe të dashur, por duket se Ameli shumë shpejt do t’ua marrë të gjithë fansat. Vajza e Miriam Canit dhe Alban Skënderaj po ndjek hapat e prindërve dhe kjo duket shumë qartë. Në një foto të postuar pak më parë nga Miriam, Ameli shfaqet e ulur para pianos dhe mesa duket ka filluar të krijojë që tani meloditë e para. “Duke mësuar këngët për Krishtlindje” shkruan këngëtarja në foton e të voglës, sipas Icon Style. Dhe jo vetëm kaq sepse Ameli ka vendosur të jetë një artiste e kompletuar që do të këndojë, kërcejë dhe shkruajë tekstet vetë.