Vajza e Alban Dudushit shkëlqeu përkrah të atit në mbrëmjen e minimaturës
Alban Dudushi është baba i vogëlushit Kroi Art dhe po ashtu i Joelle, e cila është vajza e moderatorit nga martesa e parë.
E shohim shpesh Joelle në fotot që poston Albani dhe Bieta, por nuk e kishim parë kurrë si në postimin e fundit. Ajo është në vit të fundit të 9-vjeçares sivjet dhe për mbrëmjen e minimaturës ka shkëlqyer si një yll!
Joelle është bërë një zonjushë e vërtetë dhe pozonte gjithë sharm përkrah shoqëruesit të saj që ishte as më pak e as më shumë se i ati. Foton speciale atë e bijë e ka postuar Bieta, e cila shkruan: “Joelle dhe shoqëruesi i saj në mbrëmjen e minimaturës”.
Më bukur se kaq nuk i kishim parë ndonjëherë!