Vajza e 1-ditëshe e Mozzik dhe Loredanës me profil personal në ‘Instagram’, turren ndjekësit

Ditën e djeshme Mozzik dhe Loredana u bënë prindër për herë të parë. Ata u bekuan me një vajzë, të quajtur Hana. Ndryshe nga pjesa më e madhe e personazheve të showbiz-it, çifti i njohur nuk u kujdesën që ta mbanin të fshehtë imazhin e vogëlushes.

Pak orë pas lindjes ata publikuan një fotografi të plotë të saj. Për më tepër vetëm 1 ditë pas ardhjes në jetë, Mozzik dhe Loredana kanë vendosur të hapin një llogari në ‘Instagram’ për Hanën e vogël. Brenda pak minutave në profilin e saj janë shtuar me mijëra ndjekës, ndërsa për momentin Hana ndjek vetëm mamin dhe babin e saj, shkruan Who.

Vajza e Mozzik dhe Loredanës nuk është e vetmja bebe ‘VIP’ me një profil të sajin në rrjete sociale, sepse kohët e fundit duket se kjo është kthyer në një lloj trendi në radhët e personazheve të njohur.