“Ushqim i tmerrshëm kudo…”/ Bashkëshortja e yllit të Manchester City ankohet për jetesën në Angli: Ka vetëm ushqime të ngrira
Gruaja e një tjetër futbollisti ka marrë vëmendjen e mediave britanike për shkak të komenteve që ajo ka bërë në rrjetet sociale në lidhje me jetesën në Britaninë e Madhe apo dhe ushqimin.
Bëhet fjalë për Sara Arfaoui, bashkëshorten e futbollistit të Manchester City, Ilkay Gundogan e cila është ankuar për restorantet në Manchester, ku sipas saj nuk ka një vend të mirë për të ngrënë.
27-vjeçarja e lindur në Francë, por që ka jetuar që e vogël në Itali, shkruan në rrjetet sociale se restorantet në qytet kanë ushqim shumë të keq dhe se janë të fokusuar në bërjen e parave përmes pijeve. Ndërsa i përgjigjet një ndjekëseje, Sara shkruan se në Manchester nuk mund të gjesh një restorant të mirë italian apo për sushi, por vetëm ushqime të ngrira.
Pasi u pyet për restorantin e saj të preferuar në qytet, ajo tha:
Më falni, më vjen keq të jem e sinqertë, por asgjë. U përpoqa shumë të gjeja një restorant të mirë, por ushqim të tmerrshëm kudo. Nuk mund të gjesh një sushi të vërtetë italiane apo të mirë apo thjesht ushqim të freskët… kudo të ngrirë. Restorantet këtu janë të përqendruara në fitimin e parave me pije si klubet e natës, jo ushqim cilësor. Ndoshta në Londër, por në Mançester, asgjë. Më vjen keq.
Një deklaratë të ngjashme bëri disa muaj më parë dhe bashkëshortja e Angel Di Maria, e cila u shpreh se njerëzit në Britani ishin të ftohtë, ndërsa gratë sipas saj dukeshin si prej porcelani.
Top Channel