Urojmë të mos jeni kurrë në një varkë me Kanye-n dhe partneren e tij

Kanye West është fotografuar me pantallona të ulura, në një shëtitje me varkë, së bashku me partneren (ose bashkëshorten) e tij, Bianca Censori, ku dhanë edhe disa skena tejet private.

Reperi 46-vjeçar, në një moment dhuroi edhe momente shumë private me Bianca-n dhe njerëzit pretenduan se ajo po i bënte Kanye-s seks oral, ndërkohë që në varkë kishte të tjerë persona.

West dhe Censori ndodhen me pushime në Itali dhe kudo ku shkojnë tërheqin vëmendjen e njerëzve. Ata dukeshin më rehat se kurrë, në varkë dhe nëpër rrugët e qytetit.

Sipas zërave, Kanye dhe Bianca janë martuar në një ceremoni private në janar. Ata janë njohur falë bashkëpunimit të tyre në markën Yeezy, ku Censori kishte rolin e arkitektes së dizenjove.

Nejse, nëse ju bie rruga nga Italia, sidomos në Firence ku Kanye dhe Bianca janë parë më shpesh, urojmë shumë të mos keni mundësinë të dëshmoni të tilla momente.

Anabelmagazine