“Uroj që të jesh njeri tjetër tashmë”/ Sqarimi mes Endrikut dhe Sarës: Jam shumë i lumtur për ju të dy

Këngëtari i njohur, Endrik Beba, ishte banori i radhës i cili iu bashkua shtëpisë së “Big Brother VIP 3” dhe bëri mjaft bujë për lidhjen e tij me Sara Gjordenin.

Në klipin prezantues të tij Endriku, Sara dukej e habitur kur e pa dhe madje përveshi mëngët për të treguar se është gati për ta pritur. Por me sa duket dy ish-partnerët ruajnë një marrëdhënie respekti me njëri-tjetri edhe pas ndarjes. Gjatë bisedës së tyre sot ata na japin më shumë detaje rreth lidhjes së tyre dikur:

Pjesë nga biseda:

Sara: Në qoftë se ne të dy do të zihemi ne do të dalim shumë budallenj.

Endrik: Unë s’kam ardhur me synimin për t’u zënë. Kjo është diçka që ka ndodhur më përpara, unë të respektoj për njeriun që je, unë e respektoj të shkuarën. Unë jam shumë i lumtur edhe për ju të dy, uroj të jetë e vërtetë edhe uroj që ta shijoni që të dy.

Sara: Kur ne të dy e kemi ndarë historinë tonë unë kam qenë shumë e vogël ti e di këtë gjë. Edhe ti ke qenë disi i papjekur.

Endrik: I vogël, jo i papjekur.

Sara: Kam ato rezervat e mia dhe ti e di këtë gjë, por kam ndryshuar shumë edhe nuk jam njeri që mbaj mëri, kështu që mos e ki fare siklet.

Endrik: Jo s’kam patur. Ne jemi takuar edhe në dy-tre programe të tjera dhe më ke kaluar ngjitur dhe s’më ke folur.

Sara: Do të isha një copë guri dhe akulli nëse s’do të isha në siklet, do të isha shumë hipokrite.

Endriku: Të dy jemi njerëz komplet të tjerë, për 10 vite ndodhin miliona gjëra.

Sara: Uroj që të jesh njeri tjetër tashmë.

Endriku: Po kjo? S’po ta kthej…

Sara: Mos ma kthe, mesa të njoh unë do ma kishe kthyer.

Endriku: S’po ta kthej, po e bëjmë për lojë, jo gjëra personale. Kjo është diçka që ka ndodhur më parë unë të respektoj për njeriun që je, unë e respektoj edhe të shkuarën time…

Sara: Po s’ke pse të mos e respektosh.

Endriku: Unë jam shumë i lumtur për ju të dy, të jeni me të vërtetë ju, ta shijoni ju në maksimum, prandaj ju votova ju se e pashë që e donit që të dy, unë jam pro dashurisë, pro festës, mos i merr kaq shumë personale.

gazeta-shqip.com