Urimin më special të dasmës, Arbana dhe Eduarti e morën nga vetë Papa Françesku!

E shtuna e 17 qershorit do të mbetet përgjithmonë në kujtimet e Arbanës dhe Eduartit.

Dita e tyre e dasmës ashtu siç e kishin ëndërruar. Fëmijët, familjarët, miqtë e ngushtë, atje në Toskanën e magjishme. Një dashuri u bë e përjetshme në kishën Abazzio di San Galgano.

Nga kënga e Florit për ta, te vetë Eduarti që këndoi, surprizat për çiftin nuk kanë munguar. Por ka dhe një moment që do të mbetet në përgjithmonën e tyre. Një urim nga vetë Papa Françesku për çiftin. Bekime që vijnë veç njëherë në jetë.