Urimi që do donte çdo vajzë për ditëlindje është ky i Ledrit për Sarën

Si rrallëherë Ledri Vula ka uruar të dashurën e zemrës së tij, Sara Hoxhën në një postim enkas për të në ‘Instastory’.

“E rujm njëri-tjetrin si ujin e pijshëm si me jetu veç na dy në një ishull. Gëzuar ditëlindjen”, ka shkruar reperi krah fotos ku shihet duke vrapuar me Sarën buzë detit.

Me siguri ky është urimi më i bukur që Hoxha ka marrë deri më tani. Kujtojmë se prej ditësh dyshja ka nisur pushimet bashkë pas disa muajsh larg njëri tjetrit për shkak të pandemisë ‘Covid-19’. Ata kanë ndarë momente të ndryshme duke shijuar historinë e tyre të dashurisë.

 

revistawho.com