Urimi i Zaiminës për vajzën e bashkëshortit nga martesa e parë meriton një dolli

Zaimina Vasjari është nënë e dy fëmijëve. Pas vajzës, Chloe-s, erdhi në jetë Kamar, djali i këngëtares. Lajmin e bukur e ka bërë me dije bashkëshorti i saj, Klodian Asllani me anë të një postimi në “Instastory”.

Gjithmonë ndjekësit e saj kanë qenë shumë dyshyes për marrëdhënies e Zaiminës me vajzat e Klodit, edhe pse këngëtarja shpesh poston foto të tyre dhe fëmijëve të saj, duke treguar se kanë marrëdhënie të mirë me njëra-tjetrën.

Ditën e sotme njëra prej vajzave feston ditëlindjen dhe Zaimina ka vendosur që ta urojë publikisht, duke postuar një foto të saj në “Instastory”, ku dhe shkruan: “Gëzuar ditëlindjen akrep i çmêndùr, të uroj më të mirat”, shkruan ajo.

Kujtojmë që në një intervistë për “Goca dhe Gra”, më herët këngëtarja tha se dëshiron të rikthehet në muzikë, por për momentin është e fokusuar te fëmijët e saj dhe bashkëshorti. Jo vetëm kaq, ajo tregoi se bashkëshorti i saj është sa liberal por edhe tradicional.

Më tej, Zaimina u shpreh se do t’i rikthehej muzikës vetëm për pasion. “Nuk është se nuk dua të rikthehem, por për momentin jam shumë e angazhuar dhe shumë e lidhur me fëmijët. Nuk dua që për asnjë moment tu mungoj atyre, për një kënaqësi artistike timen. Nëse unë rikthehem edhe një herë në muzikë nuk do të rikthehesha për punë. Sa I përket muzikës nuk do kthehesha si pjesë pune, vetëm për dëshirë. Te profesioni jam e angazhuar, jam kthyer në punë që në muajin e parë.

Burri im është aq “open mind” dhe mbështetës ndaj meje. Më thotë gjithmonë “bëje një material, bëje një këngë”. Sa liberal është, por thotë edhe gruan e dua për vete. Koncertet bëhen natën, unë nuk dua të ndjek lekun e koncerteve gjatë natës dhe të mos jem prezente tek fëmijët e mi gjatë natës apo tek bashkëshorti im.”