Urimi i veçantë i Eni Koçit për djalin e Genc Prelvukajt
Djali i këngëtarit Genc Prelvukaj, Gjini, ka festuar së fundmi 18-vjetorin.
Mes shumë urimeve, një shumë i ëmbël ka ardhur nga Eni Koçi. Artistja e ka uruar publikisht me fjalët më të ëmbla.
“Gëzuar ditëlindjen për djalin me të mirë qe ka familja Prelvukaj”- ka shkruar këngëtarja krahas një videoje në InstaStory.
Këngëtari ka qenë i martuar me ish-partneren, Arta, dhe nga marrëdhënia e tyre ka ardhur në jetë Gjini.
E pyet më parë për raportet me të, Eni ka treguar:
“Kam raporte fantastike. Pavarësisht të kaluarës, fëmija është bekim. Jeta është shumë e shkurtër, dhuroni vetëm dashuri, nëse e doni partnerin tuaj, do e pranoni dhe do e doni të gjithë familjen e tij pa përjashtim”.
Classlifestyle