Urimi i ëmbël i Tunës për Fitër Bajramin, zbulon portretin e djalit të sapolindur
Tuna është bërë nënë për herë të dytë vetëm pak ditë më parë duke i lënë të gjithë gojëhapur. Ca nga fakti që nuk e kishte bërë publike pritjen e ëmbël, ca edhe nga raporti i saj me Patris Berishën. Megjithatë, lajmet dhe spekulimet e ditëve të fundit nuk e kanë penguar aspak Tunën të ndajë me fansat çastet më të bukura të këtyre ditëve kur sapo ka nisur mëmësinë për herë të dytë. Sot, me rastin e Fitër Bajramit, këngëtarja, për t’u uruar të gjithëve festën, ka ndarë në Instastory momentin e parë me dy djemtë e saj, Tian dhe Zen.
Vëllai i madh është duke puthur të voglin në këtë video disasekondëshe që Tuna ka ndarë me miqtë virtualë. Zen, ende pa i ndier lëvizjet që ndodhin rreth tij, duket si një engjëll dhuratë në jetën e Tunës dhe vëllait të tij, Tian. Ky i fundit, ndërkohë, ka marrë shpejt rolin e Big Brother të dashur dhe të kujdesshëm.
Çfarë më shumë se kaq ky çast mund t’ia zbukuronte këtë festë Tunës?