Urimi emocionues i Arbana Osmanit për djalin: “Vetëm Zoti e di sa të dua”
Dita e sotme është vërtetë speciale në familjen e Arbana Osmanit, teksa djali i moderatores së njohur, Joni, feston datëlindjen dhe sigurisht nuk ka munguar urimi i saj në rrjetet sociale. Arbana ka zgjedhur që t’i bëjë një dedikim mjaft special të birit, bashkangjitur me disa foto nga momentet më të bukura që kanë kaluar së bashku. Po ashtu, në postimet e tjera në InstaStory, përveçse thotë që është emocionuar shumë duke parë fotot, tregon më shumë për marrëdhënien që ka me Jonin.
“Vetëm Zoti e di sa të dua o Joni! Gëzuar datëlindjen jeta ime!”– shkruan Osmani në postimin e saj.
Ndërkohë në fotot e story-t, të cilat mund t’i shihni më poshtë ajo e quan Jonin “Lutja e saj e çdo nate”, “Shoku i saj më i mirë”, “Lumturia dhe Rrezja e saj e dritës”, “Shoku i udhëtimeve” e “vëllai i madh më i mirë në botë”.
Gëzuar Joni edhe nga ne!
/News31