“Urime gruas më të mrekullueshme!”, Cristiano Ronaldo na befasoi me fjalët për partneren
Edhe pse një nga futbollistët më të suksesshëm, Cristiano Ronaldo ka vërtetuar se gjithmonë ia del të gjejë kohë të qëndrojë me familjen e tij. Si ai dhe partnerja, Georgina Rodriguez, publikojnë shpesh herë foto në rrjete sociale me familjen e tyre. Ditën e sotme, Georgina feston ditëlindjen dhe Cristiano e ka uruar nëpërmjet një dedikimi në ‘Instagram’. “Urime gruas më të mrekullueshme që Zoti mundi të vendoste në rrugën time!”, ka shkruajtur ai, sipas Who.Në foton e publikuar çifti ishte duke përqafuar dhe dukeshin shumë të lumtur krah njëri-tjetrit. Me siguri, nuk kanë munguar as dhuratat, kështu që jemi ende në pritje të postimeve në vazhdim.