Ups! Harry ndihet i penduar dhe i turpëruar për intervistën me Oprah!
Më në fund, Duka dhe Dukesha e Sussex, Harry dhe Meghan Markle kanë zhvilluar intervistën e tyre të shumëpritur për “Oprah”, ku folën për herë të parë pa dorashka duke rrëfyer detaje që askush nuk i dinte!
Ata zbuluan prapaskenat e errëta të Pallatit Mbretëror, duke tronditur vetë familjarët dhe opinionin publik gjithashtu.
Dyshja u rrëfye për Oprah si asnjëherë më parë, ndërsa intervista pati rekord shikueshmërie në mbarë botën.
Mirëpo, një ekspert pranë familjes mbretërore ka treguar se Duka Harry ishte i lënduar dhe i zemëruar nga mënyra sesi Meghan po trajtohej në Pallatin Mbretëror, ndaj gjeti mundësinë të “shfrynte” zemërimin tek Oprah. Megjithatë sipas ekspertit, ai tashmë ndihet i penduar dhe i turpëruar për atë intervistë.
Për revistën “Closer”, burimi ka treguar se tipi i Harry-t është impulsiv ndaj ka reaguar pa u menduar mirë, ndaj ka bërë diçka që s’mund ta kthejë më.
Nga ana tjetër, Oprah tha se “Nuk e kisha idenë që do të bënte kaq shumë jehonë sa vazhdon të bëjë.”
Oprah theksoi se është habitur gjatë kësaj interviste pasi Meghan kishte folur edhe për qasjet raciste të institucionit mbretëror, ku hamendësohej për ngjyrën që do të kishte Archie, bebushi i Meghan dhe Harry-it.
Ajo është shprehur gjithashtu se para intervistës kishte kontaktuar me ta dhe kishin diskutuar rreth objektivit kryesor të bisedës në mënyrë që të dyja palët të arrinin qëllimin e tyre.
“Qëllimi ynë i përbashkët ishte e vërteta. Ata donin të ishin në gjëndje të tregonin versionin e tyre të historisë në një formë që do t’i lejonte të ishin të vërtet dhe të besueshëm.”– shtoi ajo.
Kjo nuk është hera e parë që personazhe publikë rrëfehen tek Oprah, pasi personazhe të tjerë publikë që janë rrëfyer aty janë edhe James Frey, Lindsay Lohan dhe Tom Cruise.
/Iconstyle