“Unë thashë po”/ Pas problemeve me ligjin, Fjolla Morina merr propozimin romantik për martesë

Fjolla Morina i ka befasuar të gjithë me postimin e saj në “Instastory”. Duket se këngëtarja ka marrë propozim për martesë.

Ajo ka publikuar një unazë mjaft elegante dhe shumë trëndafila të kuq. “Unë thashë po”, shkruan ajo krahas postimit. Fjolla nuk e ka zbuluar identitetin e partnerit të saj, megjithatë ajo është përfolur për një lidhje me biznesmenin Fisnik Syla.

Ai e shoqëronte teksa Fjolla u arrestua disa kohë më parë për armëmbajtje pa leje dhe nē deklaratat e tyre në polici janë shprehur se shumë shpejt do të martohen.

Mbetet për të parë në vazhdim më shumë surpriza nga jeta private e Fjollës.