“Unë s’ja q* sezonin, qenefa, a e dini kush jam?”- Pas shpërtheu në fjalor banal, Leonora Jakupi del kundër këngëtarit: Jeta e qytetarëve më e rëndësishme
Këngëtarja e njohur Leonora Jakupi ka dalë kundër thirrjeve të kolegut të saj Labinot Tahiri për të dalë në protesta pas vendimit për anulimin e dasmave.
Ajo shprehet se në këto momente jeta e qytetarëve është më e rëndësishme. Ndërsa shprehet se ka qytetarë në Kosovë që janë në gjendje të të keqe ekonomike se ata dhe s’kanë mundësi të punojnë.
“Jeta e qytetarit është më e rëndësishme se gjithçka tjetër! Një fjalë popullore thotë ‘çka të bëhet me të tjerët le të bëhet edhe me neve’. Në këtë shtet ka njerëz më të varfër e më nevojtarë të cilët nuk kanë mundësi as punë të thjeshtë të kenë. Për herë të parë nuk pajtohem me thirrjen e kolegut tim, Labinot Tahiri për protestë,”- u shpreh Leonora.
Kolegu i saj, Labinoti shpërtheu në ofendime në rrjetet sociale, pasi statusi i mëparshëm i tij ku paralajmërimeve se do të thërriste protesta nëse nuk do të ketë organizim të dasmave si pasojë e pandemisë, ka ngjallur kritika.
“Ngoni mirë, unë sja q* sezonen e nanes as pak, se punoj qe 20 vjet!Unë kam fol për të gjitha ndërrmarjet, shembull ; nëse qilet ajroporti si kan me udhëtu 200 e 300 udhetarë o m*t,”– shkroi këngëtari.
Ai ka thënë se nëse sot e lë muzikën do të mund të jetojë edhe 20 vjet pa punuar.
“Ngoni mire, sot me e lan muziken jetoj edhe 20 vjet pa punua askund me ndjers e kam ba punen dhe paguaj tatim e jap per shtetin ka te sillen,”- shtoi Labinoti.