“Unë nuk tremb njerëz”/ Iliri ironizon Donaldin: Shpresoj që nga dashuria e tepërt, mos t’i hypin në qafë dhe t’i…

Gjatë një bashkëbisedimi që Ilir Shaqiri po bënte me Arjola Demirin në oborr, balerini nuk ka lënë pa ironizuar shakanë e Donald Veshajt që bën shpesh herë me banorët e shtëpisë.Dyshja ka diskutuar rreth situatave në shtëpi, duke mos lënë pa përmendur dhe Donaldin. Iliri tha me ironi se nuk është një person që tremb apo që lidh njerëz, ndryshe nga aktori i cili i bën për shaka këto gjëra.

Balerini tregoi se është në pritje të “Prime” për të kuptuar shumë gjëra dhe shpreson që nga dashuria e tepërt njerëzit “të mos i hypin në qafë dhe t’i përdorim”.

“Hë po loz ëë? kënaqu kënaqu. Këto janë shakatë e Ilirit sepse unë nuk lidh njërëz ose i trëmbm por çdo njëri ka mënyrën e tij për t’i treguar tjetrit dashurinë që ka. Kështu që do pres “Primen” nesër dhe do kuptoj shumë gjëra, prandaj të thashë aty tek shezllonet që shpresoj që nga dashuria e tepërt, njerëzit mos t’i hypin kala qafë dhe t’i përdorin..”

Kujtojmë se Iliri dhe Donaldi mbahen si dy “liderat” e shtëpisë së “BBV” ku kanë pasur debate shumë të forta mes njëri- tjetrit dhe pse ndonjëherë i shikojmë sikur situata midis tyre qetësohet.