“Unë mendoja se ju vetëm keni gatuar gjatë karantinës”, Olti Curri uron në mënyrë unike Arbanën dhe Eduartin
Arbana Ormani ka nisur të marrë urimet pas lajmit të bukur që dha sot se është shtatzënë dhe pret të bëhet nënë për herë të dytë.
Njoftimin ajo e bëri në ditën e lindjes së partnerit të saj, Eduart Grishajt, të cilin e uroi publikisht me fjalët më të ëmbla.
Ndërsa e quajti shpirti i saj binjak, ajo tha se partneri i saj do bëhet së shpejti baba duke nënkuptuar se është shtatzënë.
“Gëzuar ditëlindjen shpirtit tim binjak, shokut tim të ngushtë dhe atij që ka zemrën time (i cili do të bëhet baba së shpejti). Të dua Eduart Grishaj,”- shkroi moderatorja.
Ndërkaq, Olti Curri i ka bërë një urim epik Arbanës, ku shkruan: “Urimeee, dhe unë që mendoja se ju vetëm keni gatuar gjatë karantinës”.