“Unë jam Spiderman”: Strakosha krahason lojtarët e Lazios me superheronjtë

Thomas Strakosha ka treguar për Lazio Style Radio periudhën e izolimit e rikthimin në stërvitje në Formello. “Është një frymëmarrje, ndoshta për ne është pak më e lehtë të qendrojmë në shtëpi – ka shpjeguar portieri -. Por edhe ne nuk ishim mësuar me këtë. Të shohësh barin, shokët e teknikun është diçka e bukur”. Portieri i kombëtares së Shqipërisë është shtyrë më tej, duke paralajmëruar kështu sfidën titull me bardhezinjtë: “Jemi si Avengers – ka shtuar ai -. Radu është Hulk, Thor po vendosim Acerbi, Kapiten Amerika është Lulic, Iron-Man le të themi Luis Alberto sepse është i saktë për gjithcka, Sy Fajkoi Adam Marusic. Unë? Unë jam Spiderman”.

“Në karantinë stërvitesha e shihja filma, kështu kaloja ditët”, ka vazhduar Strakosha, që tani ka rinisur stërvitjet individuale në qendrën sportive të Lazio. “Eshtë një nga më të bukurit e më të pastrit – ka shpjeguar shqiptari -. Me rregullat e reja është akoma më mirë, të stërvitesh këtu është dicka krejt tjetër në krahasim me parkun”. “Jemi të karikuar, në një pozicion klasifikimi që na lejon të ëndërrojmë – ka vazhduar portieri bardhekaltër -. Edhe kur nuk ishim kaq lart, forca nuk na ka munguar kurrë. Imagjino tani që jemi të dytët. Tifozët tanë janë kështu, ne jemi kështu: energjia jonë nuk ka ndryshuar kurrë, gjithnjë pozitivë”.

Në lidhje me rifillimin e kampionatit e objektivat e Lazio, Strakosha i ka idetë e qarta. “Pauza do të ketë efektin e saj, por duhet kuptuar që është një cështje mentale – ka shpjegur numri 1 i portës kuqezi -. Nëse rikthehemi me mendjen aty ku e lamë, shpejt do të gjejmë ritmin e do të kthehemi të zbavisim njerëzit”. “Ndeshjet me dyer të mbyllura? Të luash pa publik është një nga gjërat më të shëmtuara që mund të ketë – ka përfunduar Strakosha -. Por është një moment vështirësie për gjithë botën. Ne jemi gati, duam të nisim, por pa vënë askënd në vështirësi për fajin tonë”.