“Unë jam sepse ti ishe”, Meridian Ramçaj rrëfen historinë pas tatuazhit dedikuar njeriut të dashur

Në një “vallëzim” me petët e byrekut, zonjën Vjollca dhe Katerinën në “Shije Shtëpie” në Tv Klan, Meridian Ramçaj ndan detaje nga “Dance Albania”, nga veprimtaritë, por edhe nga jeta personale. Një përvojë e hidhur i ka ndryshuar mendimin për tatuazhet, për të cilat më parë nuk e çonte ndër mend të kishte një të tillë, ndërsa sot në lëkurë ka “gdhendur” 3 prej tyre.

Katerina Trungu: Meridian, nuk e kisha vënë re që ti kishe një tatuazh të shqiponjës.

Meridian Ramçaj: Po. Kam dy në fakt. Kam një tatuazh të shqiponjës, kam dhe një që ia kam dedikuar tim eti, “unë jam sepse ti ishe”.

Vjollca Xhunga: Ah, na bëre për të qarë tani.

Meridian Ramçaj: Unë e kam humbur babain nga Covid-i.

Katerina Trungu: Nga Covid-i?

Meridian Ramçaj: Po. Kam edhe një të motrës. Unë kam qenë një nga njerëzit që i kam urryer tatuazhet dhe kam thënë që s’do bëj kurrë tatuazh, por ja që sot unë kam tre.

Katerina Trungu: Nuk e dija këtë. Ndjesë./tvklan.al