“Unë jam plot këtu dhe këtej”, Aurela Gaçe: Nuk ka nevojë të kesh shalën 2 metra për…
Aurela Gaçe është një nga emrat e skenës që nuk ka nevojë për përshkrime të gjata. Me një karrierë artistike të jashtëzakonshme, një rrugëtim ku ka fituar të gjithë dashurinë e publikut dhe plotësisht emrin si artiste, është padyshim ndër këngëtaret më të dashura. E ftuar këtë pasdite në “Rudina” në Tv Klan ajo foli për dy albumet e saj të punuara gjatë periudhës së pandemisë, “Unike” dhe “Me Taban” të cilët i prezantoi në një mbrëmje mes miqsh.
Ndërsa kthehej edhe pak pas në kohë, Aurela preku edhe pjesën e pamjes së saj në skenë që gjithnjë ka ardhur si kameleon i vërtetë dhe asnjëherë njësoj, duke e lidhur edhe me këngën “Unike”. Me shembuj të përjetuar, këngëtarja shpjegoi domethënien e këngës dhe përçoi një mesazh të fuqishëm, ndërthurur edhe me humorin e saj karakteristik.
Aurela Gaçe: Jam shumë e lumtur që nuk kam dëgjuar asnjë njeri që më thoshte “përmbahu, rriti flokët, bëhu pak më ashtu, vish fustan”. Jo! Dhe sa mirë që nuk kam dëgjuar.
Rudina Magjistari: Se domethënë të kanë mbytur me këshilla.
Aurela Gaçe: Ah, me këshilla?
Rudina Magjistari: S’të kanë munguar.
Aurela Gaçe: Kënga “Unike” është fiks çdo këshillë që më kanë dhënë gjatë gjithë këtyre viteve por unë e ndiej këtë gjë edhe tek fëmijët, tek vajzat e mia që kanë atë… “dua të dukem mirë e më shikojnë njerëzit, dua t’i kreh flokët, jo kështu se më shan shoqja”, pra vetvetiu mua më kthehen pas të gjitha ato këshillat që të japin njerëzit për të qenë mjaftueshëm në sytë e tyre. Ndërkohë secili nga ne është mjaftueshëm siç e ka krijuar Zoti. Mjafton ne të jemi plot nga brenda. Unë e di, nuk jam perfekte, askush nuk është perfekt, por njerëzit ta vënë në dukje gjithmonë. “Shumë bukur këndon, por dobësohu pak. Shumë bukur këndon, por holloje një çikë belin. Shumë bukur këndon, por rrite një çikë atë” (bën me shenjë nga gjoksi). Më fal, unë jam plot këtu dhe këtu (tregon kokën dhe zemrën). Unë, domethënë të gjithë ne.
Rudina Magjistari: Shiko se kur e the këtu, mund të ngatërrohet. Sqaroje mirë se për çfarë e kishe kur the këtu.
Aurela Gaçe: Për zemrën. Jo, jo për zemrën moj Rudina. Ajo dihet që unë jam plot.
Rudina Magjistari: Prandaj të thashë sqaroje se nuk u mor vesh mirë për kë e kishe.
Aurela Gaçe: Po e kisha për këtu. Për këtë, jo këtej. Ama vërtet e kam, dua t’u fus vajzave të mia, gjithë atyre vajzave që më ndjekin, çunave sepse jam e bindur që edhe çunat ndihen të bullizuar ose jo mjaftueshëm në shoqëri. Ne kur kemi çfarë themi jemi interesantë vetë, nuk ka nevojë ta kem shalën 2 metra për të qenë interesante./tvklan.al