“Unë jam Klodiani”, i riu rrënqeth me fjalët: Shteti më mbajti dy ditë në burg, e kam shpinën gjak
Një i ri që mori pjesë në protestën kundër vrasjes së Klodian Rashës, ka thënë se ka dalë për të protestuar për të drejtat e tij, ndërkohë që në duar mban pankartën në të të cilën shkruhet: “Unë jam Klodiani, shteti është krimi”
Duke folur për ABC ai shprehet se e ka shpinën gjak për shkak të goditjeve që ka marrë nga blutë në momentin e arrestimit.
Unë kam të drejtat e mia. Unë marr kemp 100 mijë lekë për ilaçet e mia. Dhe shteti më gjuan mua, e kam shpinën gjak. Dy ditë në burg Edi Rama mua. Në shkop në shpinë, me grushta në bark më doli gjak nga goja”, shprehet ai.