“Unë gjithmonë do të kujtoj sepse më trajtove si mbret”. Një Stres kaq romantik s’e paskemi njohur
Në përfundim të vitit 2020, Stresi nuk ka harruar t’i dedikojë disa fjalë edhe Keisit, për të cilën ka treguar se është i lumtur që e ka njohur, ndonëse nuk patën mundësi të festonin asnjëherë bashkë.
“E shtrenjtë Keisi të uroj gëzuar qofsh e lumtur në vitet e ardhshme. Ti meriton të gjithë lumturinë e botës, je vajzë shembullore, unë kam dhe do kem respekt gjithmonë për ty. Ne nuk festuam kurrë bashkë, kështu ishte e shkruar. Por unë gjithmonë do të kujtoj sepse më trajtove si mbret”, ka shkruar Stresi krah fotos me Keisin.
Prej disa kohësh Keisi është zhvendosur në Kanada, megjithatë dyshja nuk i ka kursyer asnjëherë dedikimet apo urimet publike për njëri-tjetrin.
revistawho.com