“Unë e pamoralshme… ti je gay”/ Debati i ashpër me Xhensila Peren, gazetari i kërkon falje “live”, moderatorja i’a “plas në fytyrë”
Si duket ndonëse kanë kaluar disa muaj nga debati live në studio mes moderatorit Ronaldo Sharka dhe Xhensila Peres, hatërmbetjet vazhdojnë.
Mirëpo, së fundmi në emisioni “E diell” Ronaldos i është dashur të telefonojë Xhensilën dhe t’i urojë rrugë të mbarë, pasi moderatorja ashtu si dhe lajmëroi më herët do të zhvendoset në Amerikë.
Ronaldo: Të mora të të uroj sa më shumë suksese dhe mbarësi!
Xhensila: Të falenderoj, edhe gjëja e vetme që do të të them është se unë e di pak a shumë të njoh çfarë djali je, çfarë shpirti je, e di që gjithçka ndodhi nga epshi jot i madh që kishe për ato klikime.
Kujtojmë se disa muaj më parë, moderatori teksa kishte të ftuar modelen në emision e pyeti atë në lidhje me disa “thashetheme” që qarkullojnë lart e poshtë. Pyetje e cila nuk u prit aspak mirë nga Xhensila e cila ja ktheu: Mua më quajnë imorale, ty të quajnë gay!
Debati atëherë:
Ronaldo Sharka: Xhensila Pere, le të flasim pak për një temë që diskutohet shpesh në media! Ty të akuzojnë shpesh, qe shkon në Dubai, të mbajnë me lekë, shpesh janë hapur lajme të tilla! Pra në një farë forme, për imoralitet!
Xhensila Pere: S’dua t’a them se duket e shëmtuar, dhe sapo e the?
Ronaldo Sharka: Nuk e thashë në gjuhën që ato e thanë!
Xhensila Pere: Nuk besoj se ka ndonjë ndryshim të madh, çfarë gjuhe përdore përderisa e the!
Ronaldo Sharka: Referuar gjithmonë pyetjeve të publikut!
Xhensila Pere: Mua më bezdis që po e bën ti si pyetje fillimisht, sepse nuk mendoja se do prekje pak miqësinë tonë për të tejkaluar masën e pyetjeve. Nuk mendoja se do e tejkaloje, kështu qe sa i përket opinioneve publike, janë pak demode. Tek opinioni publik mund të hyj çdo kush. Mesa duket sot je ngritur pak keq!
Ronaldo Sharka: Po keqkuptohesh!
Xhensila Pere: Unë nuk po keqkuptohem, sepse sapo më quajte të pamoralshme! Kështu që ku është keqkuptimi këtu?
Ronaldo Sharka: Unë e kam bërë dhe në intervista të tjera këtë pyetje, dhe referuar gjithmonë komenteve të publikut.
Xhensila Pere: Atëherë intervista jote nuk nisi nga komentet e publikut, se çfarë thote bota. Kjo më duket e tepërt! Nga ty nuk e prisja! Po t’a shpjegoj, aty në komente mund të hyj çdo njeri, mund te futet dikush që nuk e ka mundësinë për të të pasur ty si vajzë! E dyta, meqenëse hyre dhe ti tek pjesa e opinionit publik, gjithë publiku duhet t’a kuptoj, që përtej ketyre vajzave, me këto shalë dhe më këto gjoks, ka dhe pak kokë, ka dhe tru, qe i vejnë në punë! Pak më parë të thashë qe do të eksperimentoj dhe në fusha të tjera, jam një vajzë që nuk kam nevojë të investohem nga dikush, por punoj vetë dhe jam aq e aftë sa t’i plotësoj të gjitha dëshirat e mia, pa pasur nevojë të kem dikë në krah. Në të kundërt, do kisha lënë e zënë miliona personazhe.
Ronaldo Sharka: Po merr zjarr kot e dashur! Kjo nuk është aspak akuzë.
Xhensila Pere: Jo nuk është? Më quan imorale, çfarë e quan këtë ti?
Ronaldo Sharka: A i lexon komentet? Nëse do e ndalojmë emisionin, e nisim nga fillimi.
Xhensila Pere: Jo joooo, nuk ka nevojë! Prerjet me mua nuk ekzistojnë, Ronaldo te lutem! Dhe madje, nëse ti guxon të presësh qoftë dhe një fjalë nga intervista ime, atëherë po që do marr konotacion tjetër kjo intervistë!
Ronaldo Sharka: Jo presion, se nuk kemi ardhur për presione!
Xhensila Pere: Ok e lëmë, dakord! Qëndrojmë tek komentet e publikut, Ronaldo Sharka. Në opinionin publik, thuhet se je gay! A është e vërtetë kjo?
Ronaldo Sharka: Tani, t’i kundërpërgjigjesh dikujt Xhensila Pere, se po degradon emisioni dhe nëse do mund t’a presim!
Xhensila Pere: Mua më quajnë imorale, ty të quajnë gay! Atëherë hajde i diskutojmë këto dy terma.
Ronaldo Sharka: Nëse një person qe ke përballë ka folur për bullizmin, ti je e para qe nuk duhet t’a bësh këtë pyetje, dhe mbi të gjitha në 2021 nuk diskutohet seksualiteti! Dhe jo nuk jam, jam straight! Ti nuk je gazetare, dhe nuk mund të vish në emisionin tim dhe të bëjmë gjyq! Nëse ty të djeg komenti…
Xhensila Pere: Nuk më djeg asnjë gjë, sa që jam e aftë që të vi të jap të gjitha të dhënat e mia personale, të gjitha se çfarë pune bëj! Dhe ti, i di shumë mirë dhe prandaj t’u kundërpërgjia! Dheeeeee, intervista nuk ndalohet! Do kalojmë pak caqet! Kjo intervistë do qëndrojë kështu.
Ronaldo Sharka: I bie që më kërcënon mua ose televizionin!
Xhensila Pere: Këtu është fjala imë dhe unë mbaj përgjëgjësi, qëndruam tek opinioni publik, më quajte imorale dhe nuk e di ku qëndron imoraliteti! Vi këtu, ti pa pikëm e turpit më thua që ty të thonë imorale, me duket pak… ke kaluar pak caqet, si të miqesia dhe gazetarisë! Jeni shumë të shkathët për t’i drejtuar pyetjen dikujt, sapo t’ a ktheva, u lëndove. Ashtu lëndohem dhe unë. E di pse? Sepse nuk e prisja nga ty.
Ronaldo Sharka: Ramë dakord që intervista do jetë pa filtra?
Xhensila Pere: Pa filtra t’a bëra. Ti po më akuzon. Edhe ty të quajnë gay.
Ronaldo Sharka: Është vogëlsi, që kundërpërgjigjesh me këtë, dhe të të vijë turp Xhensila Pere!
Xhensila Pere: Nuk ka pse t’më vijë turp.Vazhdoje!
Ronaldo Sharka: Të të vijë turp!
Xhensila Pere: Nuk më vjen turp fare, këto fjalët të të vijë turp…
Ronaldo Sharka: Kushedi ça paske pirë para se të vijë këtu!
Në fund, Xhensila ikën në formë revolte para kameras!