“Unë e dua atë dhe ajo më do mua!”- Flet djali misterioz që shkëmbeu puthje me Tean
Pasi Tea mohoi zërat për lidhjen e re, sot ka ardhur dhe reagimi i djalit misterioz me të cilin ajo shkëmbeu puthje. Ai është shfaqur në një video-live në Instagramin e Teas, ku ka thënë se janë miq të mirë me njëri-tjetrin, teksa shtoi se e do shumë Tean, ashtu sikurse edhe ajo. ”Jemi thjesht miq me Tean. Unë e dua atë dhe ajo më do mua dhe ajo do tani telefonin e saj!”
Ditën e djeshme, ish-konkurrentja reagoi në një intervistë virtuale që ka realizuar me ndjekësit e saj në Instagram ku ka treguar se djalin në fjalë e ka thjesht mik të mirë, teksa shtoi më tej se nuk do të flasë më kurrë për lidhjet e saj këtej e tutje.
Puthja virale e Teas me djalin “misterioz”
Dy netë më parë, Tea publikoi në Instagram një video, në të cilën shfaqej duke shkëmbyer puthje me një djalë të panjohur për publikun ndonëse i kishte bërë “tag”. Këtë të fundit fillimisht ajo e prezantoi si shokun e saj, por më pas kjo puthje i habiti të gjithë dhe i bën ndjekësit të dyshonin se ata të dy kishin nisur një lidhje. Tea e fshiu më pas videon, mirëpo fansave nuk u shpëtoi ky moment dhe për disa orë u kthye në një video virale kudo në rrjet.
/News31