“Unë dhe Ai nuk nuk jemi më bashkë”, Alba konfirmon ndarjen nga Limi!

Lidhja e Albës dhe Limit ka qenë në qendër të vëmendjes, si brenda Fermës VIP, po ashtu edhe jashtë saj. Por duket se gjithçka ka marrë fund mes tyre. Ka qenë Alba që përmes një “Instastory” ka pranuar se tanimë të dy ecin në rrugë të ndara.

“I dashur publik që më ndjek dhe më vlerëson për atë që jam… Nuk është gjithmonë e lehtë të ndash diçka kaq personale, por ndjej që është momenti i duhur për ta thënë qartë:

Unë dhe Ai, pas një periudhe reflektimi, kemi vendosur të ndjekim rrugë të ndara. Ndajmë kujtime, jo më plane.

Ju falënderoj për mirëkuptimin dhe për hapësirën. Jeta vazhdon.

Ndonjëherë, të ndahesh është akt dashurie ndaj vetes. Po ec përpara me qetësi dhe mirënjohje”, ka shkruar ajo.

Revista Who