Unazë diamanti dhe koment flirtues, Khloe dhe Tristian na konfirmuan bashkimin?!

Khloe Kardashian dhe Tristian Thompson duket se i konfirmuan përfundimisht të gjitha thashethemet. Çifti i famshëm mendohet të jetë ribashkuar, dhe këtë na e treguan vetë, përmes një postimi një Instagram.

Ylli i reality show ka publikuar në rrjetin social një foto të thonjve të saj të kuruara nga artisti i njohur Chaun Legend. Dhe detaji që nuk kishte kurrësesi se si të lihej pa u vënë re ishte një unazë “gjigante” diamanti në gishtin e 36 vjeçares. Në postim, ka ardhur menjëherë një koment flirtues me emoji me sy me zemra nga ish-bashkëshortit Tristian, me të cilin Khloe ka edhe një vajzë 2 vjeçare, True.

Detaje këto, që na lanë gjithë të kuptonim se dyshja është sërish bashkë. Khloe është parë shpesh me këtë unazë në postimet e fundit në rrjetet sociale, përfshirë dhe dalje televizive.

Ajo dhe Thompson u ndanë në vitin 2019 pas lajmeve për lidhjen e tij me miken e familjes, Jordyn Woods. Ky nuk ishte skandali i tyre i parë publik, pasi basketbollisti gjithashtu dyshohet se tradhtoi Khloe në vitin 2018, në kohën kur ajo ishte shtatzënë me True.