Unazat e fejesës super të shtrenjta të të famshmëve

Unaza e fejesës është xhevahiri më i ëndërruar nga të gjitha vajzat në botë. Është premtimi i dashurisë që simbolizon një hap thelbësor në jetën e një çifti: martesën. Të pasur, të famshëm dhe të mbushur me xhevahire të shtrenjta, yjet nuk janë sigurisht të pambrojtura ndaj hijëshisë së brilantëve. Dhe askush më shumë se ata nuk merr unaza që të “heqin mendjen e kokës”. Në muajt e fundit, shumë të famshëm janë angazhuar zyrtarisht dhe çdo mundësi është e mirë për të treguar diamantet në unazë. E fundit që i ka thënë po të dashurit e saj është Jennifer Lopez e cila, me pushime në Bahamas, mori propozimin nga Alex Rodriguez. Ish-kampioni i bejsbollit u paraqit me një diamant 20 karatësh me një kosto të vlerësuar nga ekspertët me 4.5 milionë dollarë. Katy Perry i tha po Orlando Bloom të saj në ditën e Shën Valentinit me një unazë në formën e një lule të krijuar me 9 diamante totale me vlerë 5 milionë dollar. Unaza e Emily Ratajkowski është e pazakontë, e përbërë nga dy diamante të ndryshëm, një të sheshtë dhe tjetri në formë dardhe. Kostoja? Mes 50 dhe 90 mijë dollarë. /Top Channel

Emily Ratajkowski

Unaza-2

Hailey Baldwin

Unaza-3

Jennifer Lopez

Unaza-4

Heidi Klum

Unaza-5

Jennifer Lawrence

Unaza-6

Katherine Schwarzenegger

Unaza-7

Katy Perry

Unaza-8

Unaza-9

Meghan Markle

Unaza-10

Priyanka Chopra

Unaza-11

Sophie Turner

Unaza-12

Zoe-Kravitz

Unaza-14

Unaza-13

Kylie Jenner

Unaza-15