
Unaza që i futi të gjithë në dyshime
Katy Perry dhe Orlando Bloom janë martuar? Është kjo pyetja që kanë ngritur mediat e huaja pas fotove të shkrepura nga paparaci së fundmi. Katy është fotografuar gjatë pushimeve në Hawaii me një unazë në gishtin e martesës dhe domosdo ky detaj do të niste aludimet për një martesë.
Këngëtarja u pa e veshur sportive, me kapele dhe maskë. Katy dhe Orlando u kujdesën të mbulonin portretin e vajzës së tyre Daisy, të cilën e kanë ruajtur jashtë syrit të publikut.
Orlando dhe Katy u njohën në vitin 2016 dhe tre vitë më vonë u fejuan. Çifti u bënë prindër të vajzës Daisy në gusht të vitit të kaluar.
Tani fansat po presin për një martesë, por deri tani jemi në fazën e aludimeve pas fotove të Katy-t me unazë.