Unaza në gishtin e Nora Istrefit shtoi dyshimet për një lidhje të re, por si është e vërteta?!

Nora Istrefi ka qenë në një lidhje direkte me Skype sot në emisionin “Rudina”, ku tërhoqi vëmendjen me një detaj mjaft interesant.

Teksa rregullonte flokët me onde, nuk mund sesi të mos e vije re një unazë me gur gjigant në ngjyrë smeraldi që kishte zëvendësuar unazën e martesës.

Nuk e dimë nëse këtë unazë ia ka dhuruar dikush këngëtares së njohur, e cila ka vetëm pak kohë që është ndarë nga bashkëshorti Robert Berisha.

Megjithatë me një vështrim në profilin e saj, pamë se ajo nuk është e re. Këngëtarja e ka pasur unazën edhe më herët në disa foto profesionale që ka publikuar në Instagram.

Të njëjtën unazë të veçantë shohim në gishtin ku mbahet unaza e fejesës, në fotot e Norës që janë publikuar që nga janari!

Të kemi vallë të reja në jetën e saj?! Nora nuk është prononcuar për jetën e saj private, ndryshe nga ish-partneri i cili ka kryesuar për ditë me radhë titujt e mediave për romancën e kaluar me Jessica Kadiun.

View this post on Instagram

Oo Anna 🎬🌹

A post shared by Nora Istrefi (@noraistrefi) on

Këngëtarja foli edhe për ditëlindjen e saj, të cilën e festoi pak ditë më parë. Ajo u shpreh se nuk organizoi asgjë dhe nuk pati një festë për shkak të kushteve në të cilat ndodhet vendi me koronavirusin.

Por si po i kalon ditët në izolim?

“Për momentin jo keq, ndoshta është dhe pak herët, por po më duket pak si pushtim. Po rrimë bashkë me vajzën po luajmë, po vallzojmë po ngjyrosim, mos të mërzitemi. Në ditët në vijim do të shohim. E vetmja mënyrë si ta kalojmë këtë situatë është të jemi pozitivë”!