Ukrainë, babai nuk lëshon dorën e djalit 13 vjeç të vrarë në rrugë
Ai i mban dorën dhe nuk e lë të bjerë në tokë, teksa e kupton se nuk ka asnjë mundësi për ta përmendur.
Nuk e lë as kur punonjësit e shërbimeve e mbulojnë trupin e fëmijës me çarçaf. Burri në gjunjë është babai i një djali 13-vjeçar të shtrirë në rrugë i pajetë, i vrarë gjatë një sulmi me raketa që ndodhi të martën në Kharkiv, qytetin e Ukrainës Lindore, ku tre persona humbën jetën dhe ku mes të plagosurve është edhe vajza e madhe e tij 15 vjeç.
Në vendngjarje mbërrin edhe një police me helmetë dhe jelek antiplumb dhe përpiqet të flasë me babanë e pikëlluar dhe ta ngushëllojë.
Ajo të ulet në gjunjë dhe i shtrëngon dorën e majtë babait i cili me fëmijët e tij po priste autobusin në stacionin afër xhamisë, kur dhe ndodhi sulmi.