UEFA zgjedh Benzema: sulmuesi i Real Madrid është Lojtari më i mirë i Champions League 21/22
Performanca fantatike e gola me peshë: për vëzhguesit teknikë të UEFA-s, Karim Benzema, sulmuesi francez i Real Madrid, është lojtari më i mirë i sezonit 2021/22 të Champions League. Sulmuesi ishte lideri i vërtetë i Real Madrid, në triumfin e tij të 14-të europian dhe ngriti kupën për herë të pestë që nga ardhja e tij, nga Lyon, në vitin 2009. 34 vjecari, jo vetëm që ka kaluar 10 gola në një edicion të vetëm të Champions League për herë të parë në karrierën e tij, por me 15 gola është edhe golashënuesi më i mirë i kompeticionit.
Dhjetë nga këta gola (rekord i përbashkët) erdhën në fazën eliminatore, duke filluar me tregolëshin vendimtar në fund të ndeshjes kundër Paris Saint-Germain në 1/8. Në çerekfinale, francezi shënoi një tjetër tregolësh ndaj Chelsea dhe shënoi edhe golin e fitores në kohën shtesë në Spanjë, duke eliminuar kampionët në fuqi, ndërsa në gjysmëfinale shënoi tre gola në dy ndeshje ndaj Manchester City: mes tyre, goditja e penalltisë në kohën shtesë që vulosi një tjetër rikthim të paharrueshëm për Blancos në këtë edicion.
Edhe pse Benzema nuk shënoi në finale, francezi aktualisht është në kuotë të barabartë me Robert Lewandowskin në klasifikimin e golashënuesve më i mirë absolutë në Champions.