Uau! Transformohet Christina Aguilera, do t’ju bëjë ta dashuroni pa make up

Ujë dhe sapun, pa make up dhe pa eksteishën. Me këtë pamje, këngëtarja 37-vjeçare Christina Aguilera, ka pozuar për kopertinën e “Paper Magazine”. Kaq natyrale, këngëtarja e cila së shpejti do të publikojë albumin e saj të radhës, duket si një vajzë e vogël me bukuri të vërtetë, që do t’ju bëjë ta dashuroni! Fotot janë realizuar nga Zoey Grossman nën sloganin “Transformation”. Dhe nga fotot e realizuara, duhet thënë se transformimi i Christinës është vërtet i mahnitshëm. Lind pyetja, a ja vlen që femrat të bëjnë kaq shumë make up?! /Story.al/