“Uaa, uaa”/ E gjeni dot se çfarë i dhuroi Donaldi mamasë për ditëlindje?!

Të gjithë e kemi parë se sa i lidhur është Donaldi me prindërit e tij, kryesisht me mamanë, të cilën e pamë dy herë gjatë Big Brother Vip në surprizat për aktorin. Epo dje zonja Lela ka festuar ditëlindjen dhe Donaldi postoi një foto që mbart shumë dashuri, ku shihet dora e tij me të nënës ku shkruan: Edhe 100 vjeç mami.

Por e gjeni dot se çfarë i ka dhuaruar Donaldi mamasë?

“Mamit i dhurova një filtër për ditëlindje”, ka shkruar aktori, ndërsa në video shihet zonja Lela e befasuar nga ndryshimi që të japin filtrat e rrjeteve sociale dhe pyet me shaka: “Uaa, uaa, pse kështu bëhet këto çupat e bukura ore?”

Ja pra, ky është sekreti i gjithë asaj bukurie që shfaqet në rrjetet sociale, por sot presim që Donaldi të tregojë dhuratën e vërtetë që i ka bërë nënës.

Gjithashtu, mami Lela për ditëlindje ka marrë gjithashtu edhe një letër emocionuese nga fansat e Donaldit.