“U zumë për kupën sikur po paguanim kafe”, Orgesa Zaimi rrëfen miqësinë me Luiza Gegën

Pasi fitoi trofeun e mbrëmjes në “Dance Albania”, Luiza Gega ia dorëzoi atë këngëtares Orgesa Zaimit. Kjo e fundit, e ftuar në “Rudina” në Tv Klan komenton momentin kur mori kupën si dhe prapaskenat që nuk mundëm t’i shihnim në program. Orgesa gjithashtu shton se Luiza është tashmë një nga mikeshat e saj dhe e quan veten me fat që e ka njohur.

Rudina Magjistari: Këtë javë që sapo mbyll, të hënën, natën e së hënës, pate një kupë dhuratë që në njëfarë mënyre, Luiza Gega e deklaroi si plotësisht të merituar dhe nga ana jote, për këtë arsye ajo ta dha pikërisht ty.

Orgesa Zaimi: Ne patëm edhe diçka, se unë i thashë nuk e pranoj kupën, nuk dua dhe u zumë kështu që jo merre ti, sikur po paguanim kafe. Nuk e dua, e meriton ti se unë u mërzita shumë që Luiza u largua, ne nuk e prisnim sepse ishte surprizë për të gjithë ne, edhe për ne konkurrentët, nuk na kishte thënë absolutisht. Unë u lidha shumë me Luizën, është një vajzë e shkëlqyer, jam shumë me fat që e kam njohur dhe shpresoj që kjo miqësi të nisë tani dhe të vazhdojë edhe në vazhdimësi./tvklan.al