U zëvendësua 37 minuta pasi hyri në fushë, futbollisti i Anglisë futet në histori

Futbollisti i Anglisë, Xhek Grilish ka hyrë në histori si futbollisti i tretë anglez i cili hyn në lojë si zëvendësuese dhe më pas zëvendësohet përsëri.

25 vjeçari hyri në fushë në minutën e 69-të në vend të Saka dhe u zëvendësua përsëri në minutën e 107-të për t’i bërë vend mbrojtësit Tripier. Grilish hyn në histori si futbollisti i tretë anglez që zëvendësohet pas ka hyrë në fushë dhe barazon rekordin e Xhemi Redknap dhe atë të Aron Lenon.

Nuk dihet nëse ishte ndonjë zgjedhje taktike e trajnerit Sauthgejt apo ishte një zëvendësim i detyruar për shkak dëmtimi.

PANORAMASPORT.AL