U vra në Velipojë, Capital T do paguaj shpenzimet mortore të 20-vjeçarit
Shqipëria u trondit mëngjesin e së dielës nga një shkëmbim zjarri në Velipojë, ku mbetën të vrarë katër persona. Po ashtu, nga të shtënat me armë, mbetën të plagosur dhe dy persona të tjerë.
Mes viktimave ishte dhe një 20-vjeçar i cili nuk kishte lidhje me konfliktin mes pronarëve të hotel “Fantazia” dhe të hotel “Gocaj”, ai ndodhej në vendin e ngjarjes për shkak se kishte vetëm një ditë që kishte filluar punë në biznesin e një prej viktimave.
Myzerin Zeneli, viktima e pafajshme, kishte 24 orë që kishte filluar punë tek hotelin “Gocaj”, por dita e parë e punës do të ishte dita e fundit jetës së tij.
Zeneli jetonte me mamanë e tij në gjendje të vështirë ekonomike, madje pasi u vra në xhepi e tij u gjendën vetëm 30 lekë. Për t’i ardhur në ndihëm familjes së v Myzerinit, reperi Capital T është ofruar të paguajë shpenzimet për funeralin e të ndjerit pasi nëna e tij nuk do të mund të përballonte koston e shpenzimeve.
“Unë jam gati t`i kryej të gjitha ritualet nëse ka nevojë vetëm të më shkruaj dikush nga familjarët në mesazhe”, shprehet Capital T./ Opinion.al