U vendos pranë një muzeu, statuja “seksiste” e Marilyn Monroe shkakton kaos! Ja pse njerëzit kërkojnë që ajo të hiqet

Protestat e shumta, një peticion popullor, një veprim ligjor dhe një zjarrvënie nuk kanë qenë të mjaftueshme për të ndaluar qytetin e Palm Springs të instalojë një skulpturë gjigante seksiste të Marilyn Monroe pranë Muzeut të Artit Palm Springs.

Të dielën, anëtarët e këshillit të qytetit udhëhoqën një ceremoni kushtuar skulpturës nga artisti i ndjerë Seward Johnson, e njohur si “Forever Marilyn”, ose #metoomarilyn nga ata që e konsiderojnë atë shfrytëzuese, që tregon aktoren me fustanin e bardhë që fluturon sipër belit të saj dhe të mbathurat që duken qartë, raporton “CNN”.

Por asnjë udhëheqës i muzeut të artit, i cili ka një pamje nga të mbathurat e Marilyn, nuk ishte pjesë zyrtare e ceremonisë. Katër drejtorët e fundit të muzeut kanë kundërshtuar publikisht vendosjen e skulpturës atje, ashtu si një numër grupesh me aktivistë. Në ceremoni ishin të pranishëm protestues që brohorisnin.

Këshilli i qytetit, i cili votoi unanimisht për të vendosur Marilyn në këtë vend, ka dhënë si arsye për këtë gjë, nxitjen e turizmit pas goditjes që vendi mori nga pandemia.

Por sipas stilistes nga Palm Springs, Trina Turk, e vetmja gjë që skulptura ka arritur është rritja e postimeve në Instagram, duke shtuar se “postimet në rrjetet sociale nuk paguajnë faturat”.

Aktivistët janë ende duke kërkuar zhvendosjen e skulpturës përmes një procesi gjyqësor kundër qytetit dhe pronarit të statujës dhe nuk kanë në plan t’i ndalin protestat.