U tha se po mendon martesën, Fjolla Morina i bën dedikimin e veçantë partnerit duke zbuluar një detaji

Fjolla Morina prej kohësh na ka prezantuar me partnerin e saj. Këngëtarja publikoi pak javë më parë në mediat sociale një selfie në krahët e tij ku shihen në një ambient romantik e të zbukuruar me tullumbaca.

Partneri i saj i ri duket të jetë i panjohur në botën e showbizit teksa krah fotos Fjolla shkroi vetëm: “Zemra ime”.

Mirëpo, pas tyre në mur është shkruar me tullumbace “Nuse e ardhshme(Bride to be)”, duke ngritur aludime se ata po mendojnë për martesë. Diçka që e ka raportuar edhe “Prive” në emisionin e fundit duke zbuluar se burime pranë çiftit i kanë bërë me dije diçka të tillë.

Sakaq, sot Fjolla ka ndarë një foto me partnerin e saj duke e uruar për ditëlindje dhe për përvjetorin e tyre, duke lënë të kuptohet se kanë kohë bashkë.

“Sot kemi një festë të dyfishtë. Ditëlindjen tënde dhe përvjetorin tonë deri në pafundësi!”– shkruan Fjolla.