U tha se po i japin pak kohë njëri-tjetrit, por pse unaza e fejesës prej diamanti nuk është më në dorën e Jennifer Lopez?

Jennifer Lopez ka realizuar një set fotografik kohët e fundit, në të cilin shkëlqeu e veshur me një kostum të bardhë.

51-vjeçarja dukej plot stil teksa tregonte edhe muskujt e barkut, gjatë pozave që merrte para kamerës për të treguar këpucët “DSË” që krijoi, shkruan “Daily Mail”.

Por, gjatë realizimit të disa fotove nga fundi, u vu re se Jennifer nuk e kishte unazën e fejesës prej diamanti në gisht.

Pasi lajmet për ndarjen e çiftit “shpërthyen” për herë të parë, u mësua se Jennifer dhe Alex Rodriguez po i japin pak kohë marrëdhënies së tyre që ta bëjnë atë të funksionojë.

Dyshja kanë 2 vite të fejuar, dhe katër vite bashkë që në momentin që filluan të dilnin me njëri-tjetrin.

Megjithatë, dyshja aktualisht nuk janë pranë, sepse Jennifer ndodhet në Republikën Domenikane, ku po xhirohet filmi “Shotgun Wedding”, ndërsa Alex ndodhet në Miami, sepse po punon si komentator për fillimin e sezonit të bejsbollit.

Panorama.al