U tha se nuk donte të vinte nga kampi i vuajtjeve nga Siria, dalin detajet rrëqethëse: Eva Dumani i tha vëllait hajde më merrni se nuk vij dot vetë
Iris Luarasi ka deklaruar se Eva Dumani, shqiptarja e mbetur në kampin Al hol, i ka lënë një mesazh të vëllait. E ftuar në studion e “Opinion”, Luarasi tha se Eva i ka thënë Endrit që të shkojnë e ta r rë mbejnë, sepse ajo vetë nuk mund të largohej që aty.
“I ka thënë të vëllait që ejani dhe më rrëmbeni sepse unë nuk vij dot. Ia ka thënë të vëllait, pasi e ka përcjellë në Shqipëri,”– tha Luarasi.