U tha se Loredana hyri mes tyre, Azet thyen heshtjen! Pas 3 vitesh tregon çfarë ndodhi me Zunën

KMN ishte një nga grupet më në zë në Gjermani deri para 3 vitesh kur diçka ndodhi papritur mes tyre.

Mosmarrëveshjet mes tyre bënë që grupi nga Dresden të ndahej përfundimisht. Arsyet nuk u folën kurrë por u tha se Zuna ishte shkaku pasi ai u distancua nga anëtarët e tjerë. Nash-i pranoi haptas asokohe gjatë një live në Instagram se ka dallime brenda grupit dhe se gjithçka ëhstë mirë me Azet dhe Miami, por nuk ka asnjë kontakt me Zuna dhe nuk do të që të flasë më me të.

Një nga arsyet e tensionimit të raporteve të tyre u tha se ishte lidhja e Zunës me Loredanën. Gjatë ndarjes së shkurtër me Mozzik, në 2019 Loredana u përfol për një lidhje me reperin. Ata jo vetëm që ishin të pandarë por u fotografuan edhe në momente intime duke u puthur në avion. Dyshja e kaloi bashkë karantinën në 2020 dhe sollën një bashkëpunim. Ndonëse zërat për lidhje i kanë mohuar gjithnjë që pasi Loredana u rikthye me Mozzik nuk është parë më asnjëherë me Zunën.

Ndërkohë, pas rreth 3 vitesh heshtje Azet më në fund do flasë dhe do tregojë se çfarë ka ndodhur mes tyre. Në një status të publikuar në Instastory ai ka paralajmëruar që ditën e premte në orën 18:00 do të flas për raportin me Zunën si dhe disa ndodhi të tjera.

“Siç e dini unë nuk kam komentuar asgjë, por këtë herë nuk ka zgjidhje. Do jemi live këtu në Instagram të premten në orën 18:00 dhe do komentoj gjithçka që ka ndodhur me Zunën dhe mua.”– shkroi ai.